
Ndërhyrja e policisë ndaj protestuesve përballë ministrisë së arsimit ka qenë këtë të martë ka qenë e menjëhershme dhe brutale. Forca të ndërhyrjes së shpejtë, të pajisur me skafandra, mburoja dhe shkopa gome kanë goditur të rinj dhe të moshuar që ishin në protestë duke spastruar rrugën e Durrësit. Videot e filmuara nga qytetarët tregojnë se policia i ka dhunuar ashpër protestuesit siç duket në këtë material, ku një polic qëllon disa herë me shkop gome një qytetar, megjithëse ai ishte i shtrirë në tokë dhe i gjakosur.