
Një person ka qëlluar me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama.
Ngjarja ka ndodhur sapo eskorta e kreut të qeverisë ka dalë nga kryeministria dhe po lëvizte në afërsi të RTSH-së.
I riu është afruar dhe ka hedhur disa vezë në drejtim të makinës së Ramës. Në sfond dëgjohet dikush që bërtet: "o hajdut!".
Më pas autori është larguar me vrap i ndjekur nga efektivë të policisë dhe Gardës së Republikës.
Nuk dihet kur ka ndodhur ngjarja, identiteti i të riut dhe as se çfarë ka ndodhur me të. ©LAPSI.al