
Disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përfshirë në përleshje fizike pak para fillimit të protestës së mbajtur këtë të enjte në Prishtinë.
Pamjet e publikuara nga portalet e Kosovës tregojnë një person të veshur me uniforma të ngjashme me ato ushtarake të cilëve u afrohet një personi tjetër dhe që e godet me grusht.
Sipas medioave që publikuan pamjet, të përfshirë në përleshje janë veteranë të luftës të UÇK-së.
Mes protestuesve ishte edhe përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ndërhyri për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensionit. I pyetir nga mediat,
Gucati tha se mes peronave të përfshirë ka pasur një keqkuptim pasi janë shtyrë për qëndrimin përpara. Sipas tij nuk ka gruoe dhe përçarje mes veteranëve të UÇK-së.
Demonstrata gjithëpopullore e të enjtes është thirrur në shenjë proteste kundër aktgjykimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. /LAPSI.al