
Një grup të rinjsh që janë pjesë e protestës së flamingove kanë gjetur më në fund ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj.
Ata kanë shfrytëzuar takimin e së premtes “Prania besnike”, por pavarësisht lajmërimit, ministri kishte ndryshuar vendin e takimit dhe dëgjonte vetëm hallet e anëtarëve të regjistruar të organizatës së PS-së.
Të rinjtë i kanë kërkuar llogari se pse nuk anulohet ligji për investimet strategjike dhe ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura.
Përgjigja e ministrit ishte: “Nuk jam për reels”. ©LAPSI.al