Presidenti i Haitit, Edgar Leblanc Fils është bërë një “yll i memeve” në orët e fundit pas një gabimi epik gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Teksa bënte thirrje për "solidaritet global" dhe duke u bërë thirrje vendeve të bashkohen dhe të mbështesin një përpjekje paqeje për vendin e tij - pas pretendimeve të rreme të Donald Trump gjatë debatit me Kamala Harris se emigrantët haitianë po hanin kafshë shtëpiake në Ohio - presidenti i përkohshëm i Haitit u ngatërrua dhe në vend të gotës, ngriti të gjithë enën...
Kamerat kapën momentin, me videon që u bë shpejt virale, duke shkaktuar valë memesh në internet.
"A nuk kanë gota në Haiti?» shkroi një përdorues i internetit, ndërsa një tjetër komentoi: «Nuk kam parë kurrë në jetën time dikë të përpiqet të pijë direkt nga një kanë e gjatë me ujë… deri tani». «A mund t’i jepni këtij burri një peshqir? Ai sapo lau fytyrën», shtoi një tjetër.
Një tjetër shkroi se nuk gjeti një gotë në podium ndaj u detyrua të ngrejë kanën. ©LAPSI.al