
Një rekord botëror i pabesueshëm - dhe jo një herë, por dy herë - u thye brenda 3 ditësh nga 6-vjeçarja Lian Yunji nga Kina. Vajza e vogël kineze theu rekordin botëror për femra në zgjidhjen e Kubit të Rubikut
Siç raportohet nga BBC, Lian Yunji u bë gruaja e vetme në botë që arrin një kohë prej më pak se 4.5 sekondash.
Fillimisht ajo e theu rekordin me një mesatare prej 4.52 sekondash dhe më pas e përmirësoi atë në 4.27 sekonda në garat e mbajtura në Wuhan dhe Guangzhou të Kinës.
Garuesja e re nga provinca Sichuan ka arritur më shumë se 1,300 algoritme zgjidhjeje të Kubit të Rubikut, pas një trajnimi intensiv që përfshinte 2 deri në 3 orë praktikë çdo ditë gjatë vitit të kaluar. ©LAPSI.al