
Ka momente në jetën e një politikani kur metamorfoza bëhet aq e trashë sa hipokrizia del hapur dhe nuk mund të fshihet më. Mjafton ta krahasosh Edi Ramën me deklaratat e hershme, kur lëshohej në akuza kundër rivalëve politikë për ta kuptuar këtë.
Pas kthimit nga New York, Rama e cilësoi çështjen e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni si "një çështje individuale" dhe u shfajësua se ai nuk mund t'i përgjonte vartësit e tij dhe nuk mund t'i kërkohej përgjegjësi kur ata hanin mollë dhe dardha pas shpine.
Shfajësimi me të cilin Rama zhvishet krejtësisht nga përgjegjësitë politike dhe penale bie ndesh me ato që thoshte në vitin 2013.
Ishte koha kur sapo kishte nisur aksionin kundër lojërave të fatit dhe ndërsa sulmonte qeverinë e kaluar për fenomenin e përhapjes së bixhozit në vend, ai gjykonte me logjikën "të gjithë fajin e ka Saliu".
Në atë kohë, Rama shprehej se përhapja e biznesit të kumarit s'kishte si të ndodhte ndryshe por "ky është një aktivitet kriminal që ka domosdoshmërinë e mbështetjes së Kryeministrit personalisht". Ishte ky Rama i vitit 2013.
Me kalimin e viteve fjalët ndryshuan dhe ja tek jemi sot, tek teoria e kryeministrit naiv dhe të paditur, pas shpinës së të cilit, hanë mollë dhe dardha vartësit e panginjur. Ndërsa i shkreti ai, nuk kupton asgje. Për më shumë, video më poshtë: