
Ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit ditën e sotme në GJKKO. Ajo ka ironizuar zhvillimet e fundit që lidhen me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasin.
Sapo mbërriti në ambientet e SPAK-ut, ajo është ndalur për pak çaste për të folur me gazetarët, duke komentuar në mënyrë ironike rastin.
"Unë jam shumë e zhgënjyer, sepse Vlora i fikte radarët për Gysin.
Se si nuk i fiku njeri për dashurinë për mua radarët… tani nuk i hyj më në punë njeriu, nuk fik njeri radar. Ahuuu s’ka kohë më. Vlora ishte beqare, moj motër, unë jam me tre kalamaj.
Ish-bashkëshorti i ndizte radarët se kishte hallin e Shqipërisë, të Kushtetutës, e mbani mend si e puthte Kushtetutën?" - tha Kryemadhi. /LAPSI.al