Një incident ndodhi jashtë Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kanë ndaluar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi. Ai është ndaluar teksa po tentonte të largohej nga godina e Kuvendit, por protestuesit i kanë kërkuar që ai të votojë ligjin për Dhomat e Specializuara.
Siç shihet edhe nga pamjet, disa protestues i janë afruar deputetit dhe e kanë ndaluar, duke e shoqëruar sërish drejt ambienteve të Kuvendit. Më pas atë e kanë ngritur mbi barrierat metalike që rrethonin godinën e Kuvendit. ©LAPSI.al