Flash

VIDEO/ "Plehrë, legen..." Erjon Braçe futet mes turmës së irrituar të protestuesve

Lapsi.al 2 October 2026

Për pak sa nuk ka përfunduar në goditje fizike tensioni mes deputetit socialist Erion Braçe dhe banorëve të Memaliajt, të cilët protestonin pranë Kuvendit kundër bashkimit të bashkisë së tyre me Tepelenën.

Incidenti ndodhi teksa Braçe iu afrua protestuesve që e lagën me ujë, ndërsa deputeti iu drejtua njërit prej tyre me fjalët "O legen...". Fill pas kësaj dhjetëra banorë që protestonin u acaruan dhe nisën ta quajnë deputetin "Hajdut" dhe "Plehrë". U desh ndërhyrja e deputetit të PD, Tritan Shehu për të qetësuar situatën.

Qytetarët kundërshtojnë ndryshimet e parashikuara në Reformën Administrativo-Territoriale dhe protesta e tyre zhvillohej ndërsa në Komisionin e Ligjeve po diskutohej pikërisht rishikimi i hartës së re territoriale që e shkrin bashkinë e Memaliajt dhe e bashkon atë me Tepelenën.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI