
Paniku përfshiu një fluturim të linjës ajrore indiane IndiGo të dielën pasi një zjarr shpërtheu në ndarjen e bagazheve për shkak të një baterie. Aeroplani bëri një ulje emergjente në Hyderabad të Indisë.
Një video që qarkullon në mediat sociale tregon pasagjerët që përpiqen të shuajnë zjarrin duke e mbuluar baterinë me çantat e tyre.
Siç raportohet nga mediat, ekuipazhi i kabinës arriti ta shuante zjarrin me aparate zjarrfikëse, ndërsa të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt.
Fluturimi ishte në rrugën nga Delhi për në Chennai. Kompania ajrore tha në një deklaratë se fluturimi u devijua pasi nisi të dilte tym nga pajisja elektronike personale e një pasagjeri.
Pasagjerët do të vazhdojnë udhëtimin e tyre për në Chennai me një aeroplan tjetër. ©LAPSI.al
WATCH: Powerbank fire breaks out in the overhead luggage compartment on an IndiGo flight on Sunday. The aircraft was diverted to Hyderabad, where it landed safely. https://t.co/G9JevuFVPp
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) October 11, 2026