
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu foli sot pas publikimit të lajmit se një grup protestuesish e kishin shtyrë në lumin Lana. Sipas disa mediave, Balliu u detyrua të futej në lumë për t’i shpëtuar incidentit. Vetë deputeti ka dhënë versionin e tij për pamjet që qarkullojnë dhe që i gjeni më poshtë.
“Në protesta të tilla që nuk janë partiake. Ka edhe segmente që janë pro apo kundër opozitës. Sot, persona që ne i kemi identifikuar dhe që janë të operacionales organizuan një skemë së bashku me elementë që janë opozitë e opozitës. Unë isha te bulevardi prej rreth 3 orësh.
Ata u afruan dhe që ne i kishim evidentuar, u afruan fillimisht duke përdorur disa fëmijë. Fillimisht nisën të qëllonin me gurë. Janë skema të njohura. Janë të njëjtët që nisin të kapin dhe godasin të tjerë. U bënë bashkë me elementë të tjerë të “qorrave” dhe bënë një skemë për të më larguar nga protesta.
Nuk më kanë qëlluar mua, por dy qytetarë të tjerë. Këto skema kanë për qëllim të zhvendosin vëmendjen. Këto skema për të bërë pis protestën nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët” – tha Balliu në emisionin “Top Story” në Top Channel. /LAPSI.al