Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

PAMJE TE RRALLA/ Protestuesit u japin dorën policëve: E kemi vetëm me Ramën

Lapsi.al 16 October 2026

PAMJE TE RRALLA/ Protestuesit u japin dorën policëve: E kemi

Një moment i rrallë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në protestën e të rinjve që po mbush ditën e katërt. Një grup të rinjsh u janë afruar Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe u kanë dhënë dorën. 

Atyre u kanë thënë se nuk kanë asgjë personale dhe se forcat e rendit nuk janë shënjestër e tyre. Protestuesit kanë nisur të thërrasin: “Hiqni kapelat” dhe më pas kanë kënduar himnin kombëtar. Një i ri ka sjellë edhe disa shishe me ujë: "Kaq lekë kisha me vete" - u shpreh ai. 

“Atmosferën e paqes” e ka prishur një shef policie që u ka kërkuar protestuesve të shpërndahen ose të protestojnë qetësisht. "S'kanë nevojë për ujë policët" - u shpreh shefi i policisë. Të rinjtë i janë përgjigjur se nuk kanë asgjë me policinë e shtetit, por vetëm me Edi Ramën, i cili duhet të largohet. ©LAPSI.al  

 

  

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI