Flash

Berisha reagon pas vendimit të përjashtimit për 10 ditë nga Kuvendi

Lapsi.al 30 October 2026

Berisha reagon pas vendimit të përjashtimit për 10 ditë nga

Përjashtim në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese, e ka cilësuar kreu demokrat Sali Berisha, përjashtimin e tij me 10 ditë nga seancat e kuvendit, për shkak të gjuhës së përdorur prej tij në seancën e fundit, të cilën mazhoranca e cilësoi si nxitëse të dhunës.

Në "Çdo Kënd" me Merita Haklajn në A2 CNN, Berisha tha se kjo është mendësia prej xhelati e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk toleron ansjë lloj kundërshtimi.

“Ky është një përjashtim në kundërshtim me parimet themelore të kushtetutës së Shqipërisë për deklaratën time për të cilën deputeti është i lirë të shprehë në Kuvend. Ky përjashtim shpreh mendësi prej trashëgimie të Edvin Kristaq Xhelati, i cili nuk toleron asnjë lloj kundërshtimi apo sulmi mediatik. Pse më përjashtoi se unë u thashë që ata deputetë që votojnë Ramën dhe ligjet e tij e meritojnë të gjithë atë dhunë, terror e torturë që falangat e tij ushtrojnë ndaj studentëve paqësorë në revoltën e tyre”.

Referuar gjuhës së tij në Kuvend Berisha theksoi se i ka thënë me vetëdije të plotë dhe mund t’i faktojë se ai është parlament i krimit, që nuk ka ekzistuar as në kohën e PPSH-së.

“Ai parlament është i krimit në atë parlament ka kriminelë më të mëdhenj se ata që janë në burgjet e Shqipërisë të llojit të Ballës dhe Ramës që janë më të mëdhenj se gjithë bosat e karteleve të lidhur me ta. Në atë parlament ka kriminelë dhe shumë se ata që janë në burg. Që nga koha e PPSH nuk ka ekziston një grup kriminal me mandat sesa ekziston sot. I kam thënë me vetëdijen më të plotë dhe mund ta faktoj para shqiptare se çfarë kriminelësh janë këta”. (A2 Televizion)

Të këshilluara

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI