
Imazhe të pazakonta janë regjistruar në plazhet e Francës jugperëndimore, ku qindra njerëz janë përfshirë në një "gjueti thesari" të veçantë, pas informacioneve se rreth 15 tonë kokainë u humbën në det.
Sipas raportimeve të mediave franceze, ngarkesa e paligjshme dyshohet se përfundoi në ujërat pranë bregdetit piktoresk të Akuitanisë, duke provokuar mobilizimin e njerëzve që shpresojnë të gjejnë dhe të marrin një pjesë të drogës.
Nga e marta, grupe njerëzish janë shfaqur në plazhe me motoçikleta dhe fenerë, duke kërkuar gjurmë të ngarkesës. Forcat e policisë po monitorojnë një zonë bregdetare prej rreth 80 kilometrash, në rajonet Gironde dhe Pyrenees-Atlantiques ku po përpiqen të gjejnë ngarkesën e paligjshme.
Interesi për rastin është aq i madh sa disa kanë udhëtuar për orë të tëra për të mbërritur në zonën e kërkimit. Sipas dëshmive të transmetuara nga mediat franceze, një ekip bëri një udhëtim 3-orësh dhe qëndroi në zonë gjithë natën, duke shpresuar të gjente kokainën.
Vendndodhja e saktë e humbjes së ngarkesës mbetet e panjohur. Raportet lokale flasin për një transaksion të dështuar droge në Gjirin e Biskajës, midis një anijeje të madhe dhe një tjetre më të vogël, gjë që mund të ketë çuar në humbjen e ngarkesës.
Banorët i përshkruajnë kërkimet si një "gjueti thesari" të vërtetë, pasi perspektiva e një fitimi të madh monetar duket se motivon shumë njerëz, pavarësisht rrezikut të arrestimit apo burgosjes.
Karakteristike është deklarata e një gruaje, të quajtur Leina, për radiostacionin francez RMC, e cila tha se e ka kërkuar ngarkesën për 4 ditë.
“Ajo që më motivon janë vetëm paratë. Mund ta rindërtoj jetën time, të blej një shtëpi, një makinë. Së shpejti do të mbush 30 vjeç dhe në një moment duhet të ecësh përpara", - tha ajo. "Nuk do të arrij askund me 100 euro në ditë, kështu që po kërkoj thesarin, si të gjithë të tjerët".
Një burrë, i cili u identifikua si Guillaume, pranoi se kërkimi është i rrezikshëm, por tha se vështirësitë financiare po e shtyjnë të shkelë ligjin. “Është e rrezikshme, por jeta është e vështirë. Nuk ka rëndësi nëse nuk i bëjmë gjërat ligjërisht. Ajo që duam janë vetëm paratë për të mbijetuar", tha ai.
Autoritetet franceze kanë rritur mbikëqyrjen në bregdet, ndërsa kërkimet vazhdojnë gjatë natës. Xavier Lambrous, kreu i policisë bashkiake në Vieux-Boucau, i tha “France 3” se autoritetet kishin vënë re "një numër jashtëzakonisht të madh njerëzish jashtë natën për këtë kohë të vitit".
Një ekip televiziv “TF1” fiksoi pamje të burrave të maskuar që lëviznin në plazhet e Biscarrosse, në rajonin e Landes. Sipas raportit, burrat ikën shpejt kur vunë re dronët e gazetarëve. Policia tha se disa persona ishin gjobitur për përpjekjen për të hyrë në një zonë të kontrolluar nga ushtria në rajonin e Landes.
🇫🇷 Chasse à la cocaïne sur les plages des Landes : des jeunes « qu’on ne voit pas d’habitude » affluent, certains depuis Paris L’annonce d’une possible dérive de 15 tonnes de cocaïne au large de l’Atlantique a déclenché une mobilisation massive de la gendarmerie et attiré des centaines de curieux, parfois venus de très loin, sur les plages des Landes et de Gironde. Depuis le mardi 27 octobre, les forces de l’ordre multiplient les patrouilles terrestres, nautiques et aériennes le long du littoral de la Gironde aux Pyrénées-Atlantiques. Deux hélicoptères survolent notamment les côtes entre Soulac-sur-Mer et Moliets-et-Maa, tandis que des motards et des gendarmes à cheval contrôlent les promeneurs. L’information, d’abord relayée par Actu Bordeaux, fait état d’une cargaison qui aurait été larguée dans le golfe de Gascogne. Aucun ballot n’a toutefois été retrouvé à ce stade. La gendarmerie de Nouvelle-Aquitaine indique que les renseignements restent « infondés » pour l’instant, sans les qualifier complètement de fausses informations. Cette rumeur a néanmoins provoqué un afflux inhabituel. À Vieux-Boucau, à Moliets-et-Maâ ou à Lacanau, des groupes de jeunes hommes, souvent vêtus de noir, scrutent le sable et les enrochements. Interrogés par des journalistes de TF1, certains affirment ouvertement : « On est venus chercher. » D’autres expliquent avoir parcouru trois heures de route, voire 800 kilomètres depuis la région parisienne, et stationnent parfois depuis la veille. Un habitant local résume la situation d’une phrase : « Il y a quelques jeunes qui sont là qu’on ne voit pas d’habitude. » Les élus locaux s’inquiètent. À Carcans, le maire Patrice Marchand dénonce « des dizaines de motos et de quads qui montent sur les dunes » et évoque un « vrai défouloir ». Un quad a été retrouvé incendié, d’autres engins abandonnés semblent volés. À Biscarrosse, plusieurs individus ont même pénétré sur le site militaire du centre d’essais des Landes, appartenant à la Direction générale de l’armement. Ils ont été contrôlés et verbalisés. Les maires restent en contact avec la préfecture : si la moindre trace de cocaïne est découverte, l’accès aux plages pourrait être interdit par arrêté. Ces épisodes rappellent des précédents. En 2019, plusieurs tonnes de cocaïne s’étaient échouées sur les plages aquitaines, entraînant des fermetures temporaires. En 2023, un phénomène similaire avait eu lieu en Normandie. Pour l’heure, les plages restent ouvertes, mais le dispositif de surveillance se maintient pour prévenir toute récupération illicite et limiter les troubles à l’ordre public. Les autorités continuent de vérifier si une cargaison dérive réellement ou si l’alerte a simplement mobilisé des opportunistes prêts à parcourir des centaines de kilomètres pour un hypothétique jackpot.
— Joe (@LTSmash420) October 28, 2026
Ndërkohë, plazhet në Le Porge, në Gironde, u mbyllën për një kohë të pacaktuar të martën pasi kamerat e sigurisë regjistruan rreth 200 drita dore që lëviznin në plazh gjatë natës.
Pavarësisht mobilizimit të qindra njerëzve dhe një pranie të shtuar policore, ngarkesa e dyshuar e drogës nuk është gjetur ende. Hetuesit po shqyrtojnë informacionin për humbjen e 15 tonëve kokainë, pa përjashtuar as mundësinë që raportet të jenë të rreme.
Pra, ndërsa plazhet e Francës jugperëndimore janë shndërruar në një fushë kërkimesh masive, pyetja kryesore mbetet e hapur: a ka pasur vërtet një ngarkesë kaq të madhe kokaine të humbur në det apo është ky informacion që shkaktoi një alarm të paparë në bregdetin francez? ©LAPSI.al