Flash

PAMJET/ Po restauronin ndërtesën, gjejnë një thesar ari miliona euro 

Lapsi.al 14 August 2026

Një zbulim i papritur, që vlerësohet të ketë një vlerë prej rreth 9 milionë eurosh, u bë nga punëtorët gjatë punimeve restauruese në një ndërtesë në Saint-Gilles-lez-Termonde, në Flandrën Lindore në Belgjikë.

“Le Parisien” shkruan se punëtorët ndodheshin në bodrumin e ndërtesës ku po instalonin tuba, kur zbuluan një kuti të fshehur në një mur. Kur e hapën, zbuluan se ajo përmbante një sasi të madhe floriri copëza ari, monedha dhe shufra me numra.

Sipas një vlerësimi fillestar të cituar nga mediat belge, vlera totale e gjetjes mund të arrijë në 9 milionë euro.

Ndërtesa është në pronësi të një organizate bamirëse. Ajo po i nënshtrohej një rinovimi të plotë për të krijuar studio dhe zyra. Sapo u gjet “thesari”, kontraktori njoftoi menjëherë pronarin dhe më pas edhe policinë. Kjo është pjesë e protokollit që ndiqet në raste të tilla.

Kreu i policisë lokale, Patrick Face, konfirmoi se një sasi e konsiderueshme ari u gjet me të vërtetë në ndërtesë. Autoritetet tani kanë një detyrë të vështirë përpara tyre: të përcaktojnë se kujt i përket ari dhe si përfundoi i fshehur brenda murit.

Hapi i parë është të hetohet nëse thesari është i lidhur me aktivitete kriminale në të kaluarën. Nëse një mundësi e tillë përjashtohet, do të bëhet një përpjekje për të identifikuar pronarët ligjorë ose trashëgimtarët e tyre. Sipas Hillaert, ky proces mund të zgjasë disa vite.

Në të njëjtën kohë, nëse vërtetohet se ari nuk është produkt i aktivitetit kriminal dhe pronari i tij ligjor nuk gjendet, do të lindë pyetja se kush ka të drejtë për thesarin me vlerë miliona.

Aktualisht, as pronari i ndërtesës dhe as kompania, punëtorët e së cilës bënë zbulimin, nuk e dinë nëse mund të kërkojnë një pjesë të vlerës së arit ose ndonjë shpërblim për zbulimin e tij. Derisa të jepen përgjigje, thesari i është dorëzuar një organi kompetent në Bruksel, ku mbahet nën masa të rrepta sigurie. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI