Flash

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

"Piktori" George W. Bush hap një tjetër ekspozitë

Lapsi.al 9 August 2026

Një koleksion portretesh të pikturuara nga ish-Presidenti i SHBA-së, George W. Bush, është ekspozuar në një muze në Columbus të Ohajos. Ekspozita me titull "Portrete të Kurajos" përfshin piktura me të cilat Bush u bën homazh njerëzve që shërbyen më 11 shtator.

Columbus është bërë qyteti i dytë në të gjithë vendin që ka pritur këtë ekspozitën, e cila do të zgjasë deri në fund të vitit.

"Këto portrete mbresëlënëse, të pikturuara nga Presidenti Bush, janë një homazh i përjetshëm për burrat dhe gratë që iu përgjigjën thirrjes së vendit të tyre për shërbim. Ne i ftojmë të gjithë amerikanët të vizitojnë ekspozitën dhe të shohin këto portrete prekëse që kapin guximin dhe sakrificën e tyre", - tha Dr. Frederick Bertley, Drejtor Ekzekutiv i Memorialit dhe Muzeut Kombëtar të Veteranëve.

Në të njëjtën kohë, më shumë se 40 piktura nga ish-presidenti u ekspozuan në Universitetin e Maine.

Ekspozita tjetër, e cila zgjati vetëm një ditë, u organizua si mbledhje fondesh në kishën bregdetare të Kishës Episkopale të Shën Anës në Kennebunkport, të cilën familja Bush thuhet se e ka vizituar çdo verë për breza me radhë.

Të ardhurat nga ekspozita e George W. Bush do të financojnë riparimet e faltores dhe të dallgëthyesit të shkaktuara nga stuhitë në janar 2024. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

4°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI