Flash

4 miliard bëhen 12/ Taulant Balla u shpjegon pensionistëve matematikën e parave të Zvërnecit

Lapsi.al 15 June 2026

Deputeti socialist Taulant Balla ka zbritur në terren për të shuar flakët e protestave dhe për t’u dhënë një leksion financiar pensionistëve mbi mrekullinë ekonomike që pritet të sjellë investimi i Jared Kushner në Zvërnec. Dhe sipas formulës së re ekonomike të prezantuar prej tij, shifrat e parave që do të përfitojmë do të shumëfishohen me shpejtësi. Ato shumëzohen, shumohen, riprodhohen dhe qarkullojnë aq shumë sa në fund pensionistët mund të dalin fituesit më të mëdhenj të resortit luksoz.

Në një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale Balla u shpjegoi të pranishmëve se 4 miliardë euro investim nuk janë në fakt 4 miliardë euro.

“Kur investohen 4 miliardë, vlera e tyre në ekonomi nuk është 4, është 8, është 12, sepse fillon qarkullimi. Do marri tullën, do marrë tjergullën, do marri çimenton, do marri pemët që do mbjelli se do mbillen pemë të tjera.

Ato quhen qarkullim dhe nuk janë më 4 miliardë dhe nëse ata thontë se do investojnë 4 miliardë, vlera e tyre në ekonomi është më e madhe. Që do të thotë, po ta bëj një llogari të trashë.

Vetëm TVSH 20% nga 4 miliardë, është 800 milionë, që shkojnë në buxhet të shtetit. Po nëse marrim 800 milionë më shumë në buxhet të shtetit, natyrshëm nuk do kemi më 250 milionë euro për pensionet por do kemi 500 milionë. Çohen ca tashi e thonë, jo nuk dua unë. Po kush je ti?”

Ndërsa Balla vizatonte me duar rrugëtimin e miliardave nga resorti te tulla, nga tulla te çimentoja, nga çimentoja te pemët dhe nga pemët te pensionet, pensionistët dëgjonin me qetësi një teori sipas së cilës çdo vilë luksoze e ndërtuar në Zvërnec është potencialisht një shtesë në pension.

Sipas këtij versioni të ekonomisë, resorti nuk ndërtohet për turistët e pasur, por për pensionistët. Milionat nuk shkojnë te investitori, por bëjnë një xhiro patriotike nëpër ekonomi dhe përfundojnë në xhepin e gjyshërve. Dhe kush guxon të ketë ndonjë dyshim për këtë ekuacion të mrekullueshëm financiar, merr përgjigjen flakë të flakë të profesorit: “Po kush je ti?”

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI