Flash

Gjermani, pesë anëtarë të një familjeje gjenden të vdekur pas dyshimeve për rrjedhje gazi

Lapsi.al 24 November 2026

Gjermani, pesë anëtarë të një familjeje gjenden të

Pesë persona, dy të rritur dhe tre fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në qytetin Kehl të Gjermanisë, pas dyshimeve për rrjedhje gazi. Ngjarja tragjike ka ndodhur të hënën, në një qytet pranë kufirit me Francën, përballë Strasburgut.

Sipas policisë gjermane, viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje, ndërsa dy fëmijë të tjerë janë trajtuar nga ekipet emergjente. Autoritetet janë njoftuar rreth orës 11:45, pasi fëmijët nuk ishin paraqitur në shkollë, çka ngriti shqetësimin për gjendjen e tyre.

Kur policia dhe personat e tjerë të pranishëm tentuan të hynin në banesë, u përballën me praninë e gazit, shkruan Dawn.

   
Një zyrtar policor dhe një dëshmitar pësuan lëndime të lehta nga ekspozimi ndaj gazit dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe sigurimit të banesës, hetuesit hynë brenda dhe zbuluan trupat e pesë viktimave, transmeton Telegrafi.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, në vendin e ngjarjes është konstatuar prania e monoksidit të karbonit, një gaz helmues dhe pa ngjyrë e pa erë.

Ekipet emergjente kontrolluan edhe banesat e tjera në ndërtesë për të përjashtuar rrezikun për banorët. Policia konfirmoi se nuk kishte më rrezik për personat e tjerë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e tragjedisë dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo për ndonjë vepër penale.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

4°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI