Flash

Klosi flet për përjashtimin e Spiropalit: Rrezikonim përsëritjen e KPD-së së 2001 

Lapsi.al 24 November 2026

Klosi flet për përjashtimin e Spiropalit: Rrezikonim

Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, komentoi përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar.

“Vendimi ka të bëjë me vullnetin e forcës sonë politike për të qenë të fokusuar në dy momente shumë të rëndësishme që kemi përpara. 

Kryesorja është integrimi në BE dhe ky duhet të jetë fokusi i gjithë debatit dhe punës. Më pas, edhe gara elektorale që kemi pas 5 muajsh. 

Për një forcë politike të përgjegjshme, e cila kupton se për të realizuar qëllimin e saj më të mirë, atë të shërbesës karshi qytetarëve, për t'ia dalë që të kemi mundësinë t'ju shërbejmë qytetarëve shqiptarë me mënyrën se si ne qeverisim se si administrojmë pushtetin vendor, kemi të gjithë dëshirën ta vazhdojmë ta ofrojmë këtë shërbim, që për mendimin tonë ka qenë i suksesshëm karshi qytetarëve. 

Vota e ka dëshmuar këtë. Ne kërkojmë që të jemi të fokusuar te gara dhe vetëm në kuadër të këtij aspekti, Asambleja Kombëtare, bazuar në statutin tonë të brendshëm, forumet më të larta të partisë mundet të shkarkojnë nga pozicionet drejtuese dhe forumet drejtuese të partisë elementë që vetë statuti apo vetë forumi vendos për t'i larguar”, - tha Klosi në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Në këtë kuadër, të dy kolegët nuk janë më pjesë e forumeve drejtuese të Partisë Socialiste dhe vendimmarrja është për publikun. Përsa i përket debatit tonë të brendshëm, ka qenë një debat i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi kemi vendosur që të qeverisim Shqipërinë dhe jo t'i afrojmë qytetarëve shqiptarë se çfarë mendojmë ne brenda për njëri-tjetrin. Do të jetë shumë e udhës që të të fokusohemi në këtë aspekt”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i PS-së.

Kur u pyet nëse Spiropalit iu dha mundësia që të dëgjohej, Klosi u përgjigj: “Po, padyshim. Një nga folësit me kohën më të gjatë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ka qenë Elisa Spiropali”. 

Klosi u shpreh se vendimi për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar u mor që të mos përsëritej skenari i KPD-së që, sipas tij, “çau Partinë Socialiste” në vitin 2001.

“Ajo që tani shihet me ëndje nga ata që bëjnë analiza mbi Partinë Socialiste dhe presin që të kthehet prapë te ato debatet e brendshme të viteve 2001-2003, që ishin shfaqje të bukura në televizion apo gazeta, pasi PS-ja furnizonte me debatet dhe epitetet karshi njëri-tjetrit, dhe dukej sikur ishim mirë sepse flisnim për njëri-tjetrin. 

Por, ishte ndarja që ndodhi në KPD-në e 2001-t që e çau Partinë Socialiste, u duk sikur u pajtuan pastaj Nano e Meta duke u futur në qeveri së bashku, por në 2003 u kuptua që ai bashkim ishte fallco. 

Ndarja u bë e madhe pastaj, duke u krijuar një parti tjetër me votat e PS-së. Në 2005 pastaj u humb pushteti sepse nuk u fokusua te ajo që duhej të bënte, te qeverisja e vendit dhe realizimi i më të mirës për shqiptarët. 

Për të mos shkuar tek i njëjti skenar, kemi marrë një vendim i cili ka të bëjë me qeverisjen dhe jo me ofrimin e debatit tonë të brendshëm e të problematikave të brendshme”, tha Klosi.

“Nëse ka një gjë që ndodh tani në PS, është debati që bën kjo parti me veten e saj në mënyrë periodike. Bëjmë mbledhje disaorëshe për problematika të caktuar. Për shembull, çfarë po ndodh me Kadastrën, me legalizimet, me investimet publike. 

Ne mblidhemi çdo javë, drejtuesit politikë me ministrat, dhe diskutojmë çdo problematikë që kemi në territor. Debati për paketën fiskale, për ligjin e sponsorizimeve, ka qenë debat i gjatë. Edhe çdo të premte deputetët takojnë qytetarët, mbledhin problemet e tyre”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. /Marrë nga A2 Televizion

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

4°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI