
Udhëtimi i Papa Leonit XIV në Peru u përshkua nga episode të ndryshme pasi pati dy aksidente. Fillimisht, ai u lëndua në sy nga një rruzare e hedhur drejt tij nga një besimtar. Papa Leoni nuk pati kohë ta kapte atë në ajër.
Megjithatë, më vonë u zbulua se Papa pati një aksident të dytë kur shoferi i makinës së tij frenoi me forcë për të shmangur përplasjen e një motoçiklete në autokolonë.
Siç mund të shihet në video, Papa goditi kokën në mbështetësen e sediljes së përparme për shkak të frenimit të papritur.
Në video, besimtarët që ishin mbledhur për të parë udhëheqësin katolik romak në qytetin Callao dëgjohen duke bërtitur teksa ai godet kokën.
Pope Leo smacks face against chair when motorcade brakes suddenly. 🎥: NoticieroSLV https://t.co/YHLE0K9ohh
— TMZ (@TMZ) November 17, 2026
Ende nuk është e qartë nëse Papa kishte vendosur rrip sigurimi, pasi videoja e tregon atë duke i thënë diçka shpejt shoferit të tij.
Papa Leoni u kthye në Romë të martën në mëngjes pas një turneu 12-ditor në Amerikën Latine, i cili përfundoi në Peru, një vend ku ai është shtetas dhe të cilin e konsideron shtëpinë e tij të dytë.
🚨 Pope Leo XIV has been HIT IN THE FACE in Peru Someone THREW A ROSARY and it struck the pope https://t.co/9elovtd88Z
— Catholic Arena (@CatholicArena) November 16, 2026
“Ndihesha si në shtëpi dhe ju më kujtuat se Kisha është vërtet një familje”, tha Papa përpara se të hipte në aeroplan. ©LAPSI.al