Flash

Fishekzjarrë kontrabandë/ Goditet rrjeti në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

Lapsi.al 25 November 2026

Fishekzjarrë kontrabandë/ Goditet rrjeti në Tiranë,

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të posedimit dhe shitjes së dyshuar të paligjshme të lëndëve piroteknike. Në pranga ka rënë një 25-vjeçar, i dyshuar si organizator i veprimtarisë, ndërsa një 21-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Dy të rinjtë u ndaluan në rrugën “7 Nëntori”, teksa transportonin me automjete kuti me fishekzjarrë të dyshuar të kontrabanduar, pa dokumentacion blerjeje dhe pa licencën përkatëse për shitje. Gjatë kontrolleve në automjet dhe në banesën e 25-vjeçarit, policia sekuestroi 21 kuti me fishekzjarrë, si dhe automjetin dhe celularin e tij.Hetimet vijojnë për identifikimin e rasteve të tjera të paligjshme në këtë fushë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI