Flash

Përjashtimi nga PS pas përplasjeve me Ramën, Spiropali thyen heshtjen

Lapsi.al 25 November 2026

Përjashtimi nga PS pas përplasjeve me Ramën, Spiropali thyen

Një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Elisa Spiropali pritet të bëjë publik qëndrimin e saj për vendimin e ish-kolegëve. Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Jashtme ka njoftuar se do të mbajë sot, në orën 11:00, një konferencë për shtyp nga ambientet e Kuvendit.

Deputetët socialistë votuan të martën për largimin e Spiropalit nga grupi parlamentar, duke konkretizuar vendimin e diskutuar dhjetë ditë më parë nga Asambleja e PS-së për përjashtimin e saj nga të gjitha forumet e partisë. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, në mungesë të kryeministrit Edi Rama dhe vetë Spiropalit. Sipas raportimeve mediatike, të gjithë deputetët e pranishëm votuan pro përjashtimit, me përjashtim të Erion Braçes dhe Bledi Çuçit, të cilët abstenuan.

Përplasjet mes Spiropalit dhe Ramës nisën të bëheshin publike në shkurt të këtij viti, pas shkarkimit të saj nga posti i ministres së Jashtme. Në një intervistë televizive, ajo e lidhi largimin nga qeveria me mungesën e saj në votimin parlamentar për imunitetin e Belinda Ballukut, ndaj së cilës SPAK kishte kërkuar autorizimin për arrestim. Më pas, në kulmin e protestave qytetare të “Revolucionit të Flamingove”, Spiropali propozoi një “Marrëveshje të Re për Shqipërinë”, duke kërkuar rinovimin e Partisë Socialiste, vetëpastrimin e saj dhe hapjen e një debati të brendshëm mbi problemet e qeverisjes. Propozimet e saj nuk gjetën mbështetje në strukturat drejtuese të partisë.

Përjashtimi ka pasoja edhe në aritmetikën parlamentare të mazhorancës. Partia Socialiste, e cila doli nga zgjedhjet parlamentare me 83 mandate, tashmë numëron 81 deputetë në grupin e saj. Për të siguruar shumicën e cilësuar prej 84 votash, socialistët varen nga mbështetja e tre deputetëve të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI