
Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA) dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare së SHBA (ODNI) zbuluan së fundmi një shkelje të sigurisë kibernetike që kishte ekspozuar disa nga informacionet e tyre të paklasifikuara.
Sipas një raportimi të “New York Times”, individë të panjohur hynë në një rrjet që kërkon informacione nga materiale publike të paklasifikuara. Nuk ishte e qartë se çfarë materiali specifik i paklasifikuar ishte kompromentuar. Besohet se gjatë shkeljes u ekspozua edhe informacion nga agjenci të tjera qeveritare.
Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare tha në një deklaratë se “nuk pati ndërprerje në operacionet kritike ose sistemet e klasifikuara”. CIA nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Sulmi i shtohet një vale të kohëve të fundit të ndërprerjeve të teknologjisë dhe incidenteve të sigurisë kibernetike, duke përfshirë një shkelje të raportuar në Departamentin e Bujqësisë të SHBA-së. ©LAPSI.al