Flash

“Përkufizimi i çmendurisë”, nëna e Justin Timberlake kujton romancën e tij me Britney Spears

Lapsi.al 24 November 2026

“Përkufizimi i çmendurisë”, nëna e Justin

Justin Timberlake po rikthehet te një prej kapitujve më të komentuar të jetës së tij personale, marrëdhënia e dikurshme me këngëtaren Britney Spears. Këtë herë, disa nga kujtimet e asaj periudhe vijnë edhe nga nëna e tij, Lynn Harless.

Në trailerin e dokumentarit të ri me katër episode, të titulluar Timberlake, këngëtari kujton fillimet e romancës me Britney-n, e cila në atë kohë shoqëronte grupin NSYNC në turne.

“Britney ishte pjesë e koncerteve të NSYNC. Ishim në rrugë së bashku dhe po zbulonim botën”, shprehet Timberlake në dokumentar.

Por komenti që ka tërhequr vëmendjen është ai i nënës së tij. Lynn Harless e përshkruan periudhën kur dy yjet ishin bashkë si një kohë jashtëzakonisht të trazuar.

“Shkalla e çmendurisë kur ata të dy ishin bashkë ishte përkufizimi i vetë çmendurisë”, shprehet ajo.

Justin Timberlake dhe Britney Spears u njohën kur ishin fëmijë, gjatë pjesëmarrjes në emisionin The All-New Mickey Mouse Club. Ata nisën lidhjen në vitin 1999 dhe u ndanë në vitin 2002, duke u kthyer në një prej çifteve më të përfolura të muzikës pop.

Dokumentari do të trajtojë edhe momente të tjera të rëndësishme të karrierës së këngëtarit, përfshirë marrëdhënien me bashkëshorten Jessica Biel, polemikat pas performancës me Janet Jackson në Super Bowl dhe arrestimin e tij për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit në vitin 2024.

Seriali dokumentar, i drejtuar nga Fisher Stevens, do të publikohet në Apple TV më 11 dhjetor, me dy episodet e para. Episodi i tretë do të transmetohet më 18 dhjetor, ndërsa finalja më 23 dhjetor.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

4°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI