Flash

VIDEO/ Me buzëkuq dhe krahët zbuluar, 74 goditje me kamzhik për këngëtaren iraniane

Lapsi.al 24 November 2026

VIDEO/ Me buzëkuq dhe krahët zbuluar, 74 goditje me kamzhik për

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut e përshkroi si "të neveritshëm" dënimin me rrahje me kamzhik në Iran ndaj një këngëtareje që u shfaq pa hixhab në një video.

"Përdorimi i rrahjes me kamzhik kundër këngëtares iraniane Parastu Ahmadi dhe 4 anëtarëve meshkuj të grupit të saj pas një koncerti ku ajo u shfaq pa shami është i neveritshëm", - shkroi Volker Turk në një mesazh të postuar në X.

Parastu Ahmadi, 29 vjeçe, u dënua në qershor, ashtu si edhe anëtarë të tjerë të grupit të saj, për një koncert që u organizua para një salle të zbrazët, por u transmetua në internet në dhjetor 2024. Dje, ata u dënuan me 74 goditje me kamzhik, siç parashikohej në dënimin e tyre.

E shoqëruar nga një pianiste, një bateriste, një kitariste dhe një basiste, të gjithë të veshur me të zeza, gruaja e re u shfaq pa shami koke, e veshur me një fustan të gjatë pa rripa dhe buzëkuq të kuq, gjatë një koncerti që ka mbledhur më shumë se 3 milionë shikime në kanalin YouTube të këngëtares.

"Rrahja me kamzhik përbën një formë torture ose ndëshkimi tjetër mizor, çnjerëzor ose degradues dhe është absolutisht e ndaluar nga e drejta ndërkombëtare, në asnjë rrethanë", kujtoi Turk, duke i bërë thirrje Iranit "të përmbahet nga kryerja e më shumë dënimeve me kamzhik dhe ta shfuqizojë këtë praktikë nga legjislacioni i tij".

Franca shprehu gjithashtu “tmerrin” e saj për këtë dënim “mizor dhe çnjerëzor”, një dënim që “dërgon një mesazh shkatërrues për të gjitha gratë iraniane që kërkojnë liri dhe barazi”. 

“Ky shtypje e papranueshme e grave iraniane duhet të ndalet. Populli iranian duhet të jetë në gjendje të shprehet lirisht dhe të drejtat e tij themelore duhet të respektohen”, shtoi Ministria e Jashtme Franceze në një deklaratë.

Në Iran, grave nuk u lejohet të këndojnë në publik. Ato gjithashtu duhet të veshin rroba që mbulojnë të gjithë trupin dhe hixhab.

Parasto Ahmadi kaloi dy javë në paraburgim përpara se të lirohej me kusht. Ajo dhe bashkëpunëtorët e saj u akuzuan për "fyerje të modestisë publike" dhe "pjesëmarrje në prodhimin, transmetimin, shpërndarjen dhe publikimin e përmbajtjes së turpshme dhe vulgare". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI