Flash

Sulmohet doganieri i Kosovës gjatë detyrës, autori e godet me makinë dhe largohet

Lapsi.al 25 November 2026

Sulmohet doganieri i Kosovës gjatë detyrës, autori e godet me

Një doganier i Kosovës është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikëkalimin kufitar të Merdarit, pasi një person i dyshuar e ka goditur me automjet dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur të martën, kur zyrtarët e Doganës kishin ndaluar një automjet për kontroll, me dyshimin se mund të transportonte mallra kontrabandë.

Në momentin kur doganieri po kryente detyrën, i dyshuari ka goditur me veturë zyrtarin, duke e lënduar në dorë, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar. Autoritetet kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI