Flash

Mjegull e dendur dhe temperatura deri në -6°C në Kukës, vështirësi qarkullim në Rrugën e Kombit

Lapsi.al 25 November 2026

Mjegull e dendur dhe temperatura deri në -6°C në Kukës,

Temperaturat nën zero dhe mjegulla e dendur kanë krijuar probleme në qarkullimin rrugor në Kukës, veçanërisht gjatë orëve të para të mëngjesit. Në qytet, temperaturat kanë zbritur në -2 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore, mbi 800 metra lartësi, termometri ka shënuar deri në -6 gradë, duke shkaktuar ngrica në disa akse rrugore.

Vështirësi në lëvizjen e automjeteve raportohen edhe në Rrugën e Kombit, ku prania e mjegullës ka kufizuar ndjeshëm dukshmërinë. Për shkak të kushteve atmosferike, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të reduktojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë, të përdorin dritat e përshtatshme dhe të shmangin manovrat e rrezikshme, për të parandaluar aksidentet.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI