Flash

Ekzekutimi mafioz në Athinë, shpallet në kërkim shqiptari

Lapsi.al 25 November 2026

Ekzekutimi mafioz në Athinë, shpallet në kërkim shqiptari

Policia greke ka identifikuar dy persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 52-vjeçarit N. G., ngjarje e regjistruar më 11 tetor 2026 në Glyfada të Athinës.

Një 48-vjeçar grek është arrestuar më 18 nëntor në Agrinio dhe është lënë në burg nga gjykata, nën akuzën e bashkëpunimit në vrasje me dashje. Ndërkohë, një tjetër 48-vjeçar, me origjinë shqiptare sipas mediave greke, është shpallur në kërkim.

Gjatë hetimeve, autoritetet kanë zbuluar motorin e dyshuar se është përdorur në atentat, i cili ishte çmontuar në pjesë, si dhe kanë sekuestruar prova të tjera materiale dhe digjitale.

Sipas mediave greke, viktima kishte lidhje me botën e krimit dhe ishte pjesë e grupit të Giorgos Moschouris, i njohur me nofkën “Thamnakias”, i ekzekutuar në prill të vitit 2025. Ai kishte qenë gjithashtu i arrestuar dhe i hetuar më parë për disa incidente me armë zjarri dhe dhunë në familje. Hetimet vijojnë për kapjen e shqiptarit të dyshuar dhe identifikimin e personit që qëlloi për vdekje 52-vjeçarin.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI