Flash

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, flakët nisën nga një kosh mbeturinash

Lapsi.al 25 November 2026

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë,

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar personat përgjegjës.

Sipas informacioneve paraprake, fillimisht flakët kanë përfshirë një kosh mbeturinash, i cili ndodhej në hapësirën publike. Zjarri është përhapur më pas edhe në një automjet që ishte i parkuar fare pranë koshave, duke bërë që edhe makina të përfshihej nga flakët.

Ende nuk dihet nëse objektivi i personave që dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin kanë qenë koshat e mbeturinave apo nëse automjeti është djegur si pasojë e përhapjes së flakëve. Megjithatë, dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, duke nisur nga koshi i mbeturinave.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje, ndërsa janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe ambienteve përreth. Këto pamje pritet të ndihmojnë në rindërtimin e lëvizjeve në zonë dhe identifikimin e personave që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit, dokumentimin e dëmeve materiale dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për persona të identifikuar apo të shoqëruar lidhur me ngjarjen.

 

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI