Flash

Prangosen dy shqiptarë në Angli, u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate

Lapsi.al 25 November 2026

Prangosen dy shqiptarë në Angli, u futën për të vjedhur

Dy persona me origjinë shqiptare janë arrestuar në Angli, pasi dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në rezidencën e fshatit të Princit William dhe Princeshës Kate në pronën mbretërore Sandringham, në Norfolk. Sipas raportimeve të mediave britanike, njëri prej dy të arrestuarve dyshohet se ndodhet ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ngjarja shkaktoi një alarm të madh sigurie në mbrëmjen e së hënës, pasi dy burrat depërtuan në pronën ku qëndron çifti mbretëror.

Sipas gazetës “The Sun”, dyshohet se personat nuk e dinin se banesa i përkiste Princit William dhe Princeshës Kate dhe se mund të kenë vepruar si hajdutë. Megjithatë, autoritetet po kryejnë verifikime për të përcaktuar nëse pas hyrjes në pronë fshihet ndonjë motiv tjetër. Raportohet se dy personat, të maskuar, kanë aktivizuar sistemet e sigurisë së rezidencës, të cilat përfshijnë kamera vëzhgimi, teknologji lazer dhe sensorë lëvizjeje në dysheme, përpara se të largoheshin nga vendi.

Pasi policia mori informacionin menjëherë u organizua një operacion kërkimi, ku u angazhuan qen policie dhe dronë. Në operacion mori pjesë edhe një helikopter i Shërbimit Kombëtar të Policisë Ajrore, i pajisur me teknologji infra të kuqe.Dy të dyshuarit u arrestuan brenda pronës mbretërore dhe vijojnë të mbahen në paraburgim. Policia e Norfolkut konfirmoi se në momentin e incidentit banesa nuk kishte persona brenda. Anmer Hall është rezidenca e pushimeve e Princit William dhe Princeshës Kate. Ajo iu dhurua çiftit nga Mbretëresha Elizabeth II si dhuratë martese, pas celebrimit të tyre në vitin 2011.

Banesa kryesore e familjes, ku çifti jeton me tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, ndodhet në Forest Lodge, në Windsor. Megjithatë, familja mbretërore kalon fundjavat dhe pushimet shkollore në rezidencën e Norfolkut.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI