
Sulmuesi i Napolit, Rasmus Hojlund, foli për mikrofonat e Sky pas sfidës së Champions League, të përfunduar në barazim 2-2 kundër Manchester City: “Çfarë thashë pas golit? Isha shumë i lumtur. Tifozët po më vërshëllenin pak dhe unë thashë se në Mançester ka vetëm një klub. Ata janë të kënaqur me ndeshjen që luajtëm. Deri tani ka qenë një sezon pak i vështirë, por është ende shumë herët dhe mund të arrijmë shumë objektiva. Duhet të dëgjojmë trajnerin dhe të punojmë fort. Shpresojmë të ngjitemi në renditje si në Champions League, ashtu edhe në kampionat".
Duke iu rikthyer ndeshjes, qendërsulmuesi danez nuk ngurroi të kapej edhe me mungesën e fatit: "Mendoj se kam qenë goxha i pafat. Në disa raste mund të kisha bërë më mirë edhe unë, por ka pasur shumë pritje të shkëlqyera në kampionat, përfshirë edhe atë të portierit të Lazios. Duhet të ruaj pozitivitetin. Me Kombëtaren kam shënuar shumë gola, shënova kundër Manchester City dhe shënova edhe në San Siro. Duhet të vazhdoj të punoj dhe të përmirësohem, pastaj shpresoj të shënoj edhe më shumë”.