
Në ankinimin e tij Meta ka pretenduar se ka qenë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi apo vuajë pasojat e gjyqeve që janë shtyrë për shkaqe të ndryshme, madje theksoi se në çdo rast i ka thënë gjykatës se është i gatshëm ta bëjë vetë mbrojtjen pa avokat.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta që kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit. Meta u shpreh se nuk ka munguar në asnjë seancë dhe se shtyrjet nuk kanë ardhur për shkak të tij, por si pasojë e bojkotit të Dhomës së Avokatisë. Në përfundim, Apeli i GJKKO-së vendosi të rrëzojë këtë kërkesë ndërsa pritet zbardhja e vendimit të arsyetuar