
Një aksident rrugor mes tre automjeteve është regjistruar pak minuta më parë pranë Ishull-Lezhës, në aksin Lezhë-Milot.
Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe një i mitur. Të tre të plagosurit janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.