Flash

Vrasjet në Fier, Volvo e djegur të çon në Kosovë

Lapsi.al 25 November 2026

Vrasjet në Fier, Volvo e djegur të çon në Kosovë

Një “Volvo” i denoncuar i vjedhur në Suedi në vitin 2023 i çoi hetimet për atentatin e dyfishtë në Fier drejt Suedisë dhe Kosovës. Policia e Shtetit u kërkoi autoriteteve të të dyja vendeve të dhëna për automjetin që dyshohet se përdorën autorët e vrasjes së Selami Hasanit, i njohur si Sel Çami, dhe nipit të tij, Jakup Hasani.

Hetuesit dyshojnë se makina hyri në Shqipëri nga Kosova, përmes pikës kufitare të Morinës. Për këtë arsye, policia u kërkoi homologëve kosovarë të dhëna për kalimin e mjetit dhe po verifikon nëse në transportimin e tij u përfshinë edhe shtetas kosovarë. Autoriteteve suedeze u kërkoi informacion për rrethanat e vjedhjes, historikun e automjetit dhe personat që mund të kenë pasur lidhje me të.

Policia e gjeti makinën të djegur në fshatin Dërmenas të Fierit. Brenda saj zbuloi katër armë zjarri, tri prej tyre me silenciator. Duke rindërtuar rrugën e automjetit deri në Shqipëri, hetuesit synojnë të identifikojnë autorët e atentatit dhe personat që mund t’i kenë ndihmuar.

Pista kryesore e hetimit mbetet hakmarrja. Selami Hasani kishte dalë nga burgu vetëm 20 ditë para se të vritej. Ai kishte përfunduar dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI