Flash

“Më ra me sopatë, bërtita”, ish-gruaja e dajës së Zegjine Çaushit zbulon detaje të rënda: Më dhunoi e abuzoi seksualisht në sy të djalit

Lapsi.al 25 November 2026

“Më ra me sopatë, bërtita”, ish-gruaja e dajës

Ish-bashkëshortja e Bledar Bakajt, Elojna Shpataraku, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar gjithë dhunën që ish-burri ka ushtruar ndaj saj. 39-vjeçarja ka rrëfyer se është njohur me Bledarin përmes vajzës së hallës së saj. Pas 6 muajsh martesë dhe kur ishte shtatzënë, sipas saj, kanë nisur edhe episodet e para të dhunës.

“Me Bledar Bakajn jam njohur përmes vajzës së hallës sime. Jam lidhur me mblesëri, jemi martuar. Kemi jetuar pak kohë, mos gaboj pas 6 muajsh, kam qenë dhe shtatzënë kur kanë filluar episodet e dhunës. As nuk punonte e asgjë dhe shkak i dhunës ishte kjo. Kishte dhe nënën 75 vjeçe. Për shkak të ekonomisë vinin debatet. Më ka dhunuar kur ka patur një debat me nënën për lekë. Nënën e tij e ka ngrënë në dhëmbë në faqe, pastaj unë isha në këmbë se më vinte keq. Edhe asaj i vinte keq për mua dhe më mbronte. Hyra në kuzhinë dhe më dhunoi. Më gjuajti me shqelma, me grushte në fytyrë”, tregoi Eljona.

Ajo shtoi se e ka denoncuar vetëm një herë dhe policia e Roskovecit i ka thënë që t’a falë për hatër të djalit të tyre.

“E kam denoncuar vetëm një herë. Bisedoi me të vëllain për punë fshati. Do ndihmonin njëri-tjetrin për të shkundur ullinjtë, ai i thoshte jo. E pastaj më thoshte mua të dëboja vëllain e tij nga shtëpia, kush isha unë të dëboja vëllain e tij nga shtëpia. Po të ishte i zoti ta largonte ai të vëllain nga shtëpia, jo unë. Kur shkuan për të shkundur ullinjtë, ai më mbërtheu mua në shtëpi, me shqelma, me sëpatë, ku të kapte sëpata, në shpatull, në kurriz, në këmbë. Kam shpëtuar, kam dalë jashtë. Kur dola në mes të ullinjve të mëdhenj kam thirrur vetëm një herë vëllain e tij, Kujtimin. Ai më respektonte, më tha ça ke. I tregova. Më tha ‘fute brenda’. Mori telefonin e tij, se mua nuk më linte telefon. Mora babain dhe i thashë ‘nuk mundem dot më’ dhe ai më tha që t’a denoncoja. Mora 139, kanë ardhur dhe e morën në Roskovec. Më ka rrahur pa shkak, nuk e di as vetë se pse më dhunoi. Aty pastaj erdhën edhe njerëzit e mi. Nuk e di ça folën. Isha shumë e ngarkuar psikologjikisht. Janë mbledhur të gjithë bashkë pastaj, pinë kafe me zotërinë, e gjithë policia. Më thanë që t’a falja për hatër të djalit, më tha policia e Roskovecit. Ai i bëri këto gjëra dhe mua më ngarkoi me faje. Por prapë e lashë situatën që edhe djali ti kuptonte gjërat më mirë. Djali ishte 9 vjeç. Ai ka qenë në çdo rast kur burri më ka dhunuar. Më ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht në prani të djalit, i ka bërë të gjitha. Djali ishte i vogël dhe me mua do rrinte.

Më ka ngelur një shenjë në këmbë që më ka gjuajtur me gurë. Vetëm një herë që jam larguar se më tha ‘o do të pres kokën, o do të nis pa rroba në trup te babai’. Më ka kaluar thika këtu vetëm se jam prapsur pak se donte të më ndrydhte dorën. Më kapi maja e thikës. Se di as vetë se si nuk më kapi thika. Hundën ma ka thyer më përpara. Më ka kyçur në dhomën e gjumit tre ditë. Se di në ça gjendje kam qenë, kur jam përmendur, e gjeta aty se ai rrinte aty se e dinte se do ikja. Kur po ikte të shkundte arra, mora djalin dhe ika te njerëzit e mi. I thashë babit që të mos më detyronte të kthehesha më tek ai. Hoqa bluzën dhe i tregova shenjat. I thashë se ti po fle rehat, por vajza jote jo”, rrëfeu 39-vjeçarja.

Kujtojmë se Bledar Bakaj është daja i deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, i cili është dënuar me “arrest me burg” pasi ka plagosur rëndë me dashje 67-vjeçarin Enver Grëmi. Ky i fundit është babai i ish-partneres së Bledarit. 52-vjeçari akuzohet gjithashtu nga ish-partnerja e tij se e ka dhunuar dhe përdhunuar./Tch

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI