
Grabitja e rezidencës së Princit William dhe Priceshës Kate Middleton është vënën nën hetim ndërsa bëhet me dije se autorët ishin dy shqiptarë. Arilen Ndoci, 32 vjeç, dhe Mirgen Doku, 34 vjeç, akuzohen se kanë hyrë në pronën mbretërore Anmer Hall, duke u ngjitur kështu në një tub kullimi, dhe kanë vjedhur gjashtë mansheta dhe një orë.
Ndërkohë është zbuluar edhe fotografia e njërit prej grabitësve. Ngjarja u regjistrua të hënën, më 23 nëntor, në rezidencën që ndodhet në pronën mbretërore Sandringham. Policia u njoftua pak para orës 18:00, pas raportimeve për lëvizje të dyshimta në territorin e saj, ndërsa dy të dyshuarit u arrestuan në afërsi të pronës.
Në momentin e grabitjes, Princi ëilliam, Princesha Kate dhe tre fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis, ndodheshin në banesën e tyre kryesore në ëindsor. Dy shqiptarët dolën para Gjykatës së Magjistraturës në Norëich, ku u njohën me akuzat për vjedhje me thyerje dhe hyrje të paligjshme në një zonë të mbrojtur.
Gjatë seancës u bë e ditur se të dy janë shtetas shqiptarë që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, një person i tretë, që dyshohet se ka marrë pjesë në ngjarje, vijon të jetë në kërkim.
Sipas prokurorisë, Doku, i cili banon në South Kensington të Londrës, dhe Ndoci, pa një adresë të përhershme, dyshohet se kanë marrë gjashtë mansheta që i përkisnin Dukës së Edinburgut, si dhe një orë, vlera e së cilës nuk është përcaktuar.
Prokurori John Cooper deklaroi se të dyshuarit kanë hyrë në pronë duke u ngjitur në një tub kullimi, për të arritur më pas në dhomën e zhveshjes së rezidencës.
Sipas tij, në orën 17:49 të 23 nëntorit u aktivizuan sensorët e lëvizjes në territorin e pronës, pasi tre persona u panë duke lëvizur në drejtim të rezidencës. Shtatë minuta më vonë, u aktivizuan edhe sensorët pranë dritares së ndërtesës së njohur si “orangery”.
Gjatë hetimeve, në tubin e kullimit u konstatuan shenja fërkimi, të cilat, sipas prokurorisë, tregojnë se ai është përdorur nga autorët për t’u ngjitur drejt dhomës së zhveshjes.
Dy prej tre personave të dyshuar u pikasën nga David Harrison, përgjegjës për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e territorit të pronës Sandringham. Ai i kishte vërejtur dy burra duke kaluar një gardh me shkurre dhe duke vrapuar drejt një zone pyjore.
Pavarësisht se i ndoqi me një automjet pune, nuk arriti t’i lokalizonte menjëherë. Më pas, në një zonë pyjore rreth dy kilometra larg rezidencës, u identifikuan dy burime nxehtësie.
Për kërkimet u angazhuan njësi të specializuara të policisë, përfshirë qen gjurmues, dronë dhe helikopterin e Shërbimit Kombëtar të Policisë Ajrore. Pamjet e regjistruara nga dronët treguan të dyshuarit në veri të rezidencës, duke lëvizur përmes zonës pyjore. Në këtë zonë u gjetën edhe sende të hedhura, përfshirë mjete që dyshohet se janë përdorur për grabitjen.
Të dy shqiptarët u arrestuan pa këpucë. Gjykata u informua gjithashtu se gjatë hyrjes me forcë në ndërtesë ishte dëmtuar korniza e një dritareje të jashtme, ndërsa në ambientet e rezidencës ishte kryer një kontroll i çrregullt në kërkim të sendeve me vlerë.
“Njëra prej manshetave i përket Dukës së Edinburgut”, deklaroi prokurori Cooper.
Dy të pandehurit, të cilët gjatë seancës konfirmuan vetëm emrat dhe datëlindjet e tyre, u lanë në paraburgim. Ata do të dalin sërish para së njëjtës gjykatë më 30 nëntor. Gjatë seancës u asistuan nga një përkthyes i gjuhës shqipe përmes videolidhjes, ndërsa gjykata u informua se Ndoci flet mirë anglisht.
Pallati Kensington konfirmoi se në momentin e ngjarjes asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ndodhej në rezidencë, ndërsa nuk pranoi të komentojë çështjet që lidhen me sigurinë.
Anmer Hall, rezidenca e preferuar e ëilliam dhe Kate
Rezidenca dhjetëdhomëshe në Norfolk iu dhurua Princit ëilliam dhe Princeshës Kate nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, si dhuratë për martesën e tyre.
Anmer Hall konsiderohet një nga vendet e preferuara të çiftit për të kaluar fundjavat dhe pushimet. Ajo ka qenë gjithashtu një strehë e rëndësishme për Princeshën Kate gjatë periudhës kur po përballej me sëmundjen e kancerit.
Pikërisht në këtë rezidencë, ajo xhiroi edhe videon personale përmes së cilës njoftoi përfundimin e trajtimit me kimioterapi.
Ndërtesa është ndërtuar në vitin 1802 dhe është blerë nga Mbretëresha Victoria në vitin 1862. ëilliam dhe Kate e kanë përdorur si rezidencë periodike që prej përfundimit të një rikonstruksioni me vlerë 1.5 milionë paund në vitin 2014.
Vizitat e tyre u bënë më të rralla pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe pasi çifti vendosi Adelaide Cottage, në territorin e Kështjellës ëindsor, si banesën e tyre kryesore.