Flash

Qeveria nxjerr 210.5 mln € për hyrjen e Tiranës/ Rrugë e re me 4 korsi nga Rinasi në Paskuqan

Lapsi.al 25 November 2026

Qeveria nxjerr 210.5 mln € për hyrjen e Tiranës/ Rrugë e re

Një projekt i ri rrugor me vlerë indikative prej 210.5 milionë eurosh është përfshirë në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare të Qeverisë Shqiptare, me synimin për të zgjidhur njëherë e mirë nyjën e trafikut në hyrjen veriore të kryeqytetit.

Sipas dokumentit zyrtar, projekti i titulluar “Rruga hyrje veriore e cila anashkalon Kamzën, duke lidhur autostradat e veriut, drejtpërdrejt me unazën e re të Tiranës” figuron nën administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar me nivel prioriteti A.

Qeveria nxjerr 210.5 mln € për hyrjen e Tiranës/ Rrugë e re

Ku do të kalojë gjurma e re?

Aksi i ri është konceptuar si një bypass verior me gjatësi rreth 17 kilometra, i cili shmang plotësisht zonën e banuar dhe trafikun e rënduar të Kamzës dhe Institutit. Gjurma nis në jug të nyjës së Rinasit — duke u lidhur direkt me autostradën Thumanë–Kashar — kalon përgjatë zonave të Valiasit dhe Zall-Herrit, dhe përfundon në nyjën e Paskuqanit, ku bashkohet me Lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Me ndërtimin e këtij aksi, automjetet që vijnë nga veriu i vendit apo nga Aeroporti i Rinasit nuk do të detyrohen më të përshkojnë rrugën kryesore dhe kthesën e Kamzës për të hyrë në Tiranë. 

Përkundrazi, përmes nyjës së Paskuqanit, trafiku do të shpërndahet menjëherë drejt pjesës lindore dhe jugore të kryeqytetit nëpërmjet Unazës së Madhe, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe duke lehtësuar qarkullimin e ndotjen urbane në të gjithë zonën e Kamzës.

Ndonëse në Listën Unike projekti mban ende statusin “I pamaturuar”, pasi nuk ka ende të përfunduar studimin e plotë të fizibilitetit, hapat e parë teknikë kanë nisur. 

Në tetor 2026, ARRSH hapi procedurën e tenderimit me fond limit rreth 1.8 milionë euro për studimin dhe projektimin e këtij aksi, me afat 12-mujor për dorëzimin e projektit të detajuar. /Kapitali.al

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI