Flash

Nga Natalie Portman te Zoë Saldaña, Mila Kunis zbulon detajin që e lidh me Kutcher

Lapsi.al 25 November 2026

Nga Natalie Portman te Zoë Saldaña, Mila Kunis zbulon detajin

Mila Kunis ka bërë një zbulim interesant gjatë një interviste në podcast-in e Kelly Ripa-s, duke treguar se cilat aktore kanë shkëmbyer puthje në ekran si me të, ashtu edhe me bashkëshortin e saj, Ashton Kutcher.

Bëhet fjalë për Natalie Portman dhe Zoë Saldaña, me të cilat të dy aktorët kanë realizuar skena intime në filma të ndryshëm.

Kunis ka ndarë skena puthjesh me Natalie Portman në filmin Black Swan, ndërsa Kutcher është puthur me të në komedinë romantike No Strings Attached. Nga ana tjetër, Mila ka interpretuar përkrah Zoë Saldaña në filmin After Sex, ndërsa Ashton ka pasur skena romantike me të në filmin Guess Who.

Gjatë bisedës, aktorja kujtoi edhe përvojën e xhirimit të skenës intime me Portman, duke e përshkruar si një moment disi të sikletshëm, por njëkohësisht edhe komik, për shkak të miqësisë së ngushtë që kishin dy aktoret.

Ky nuk është zbulimi i parë i Kunis për këtë temë. Në vitin 2015, ajo kishte treguar se Natalie Portman ishte e vetmja aktore që deri në atë kohë kishte puthur si ajo, ashtu edhe Ashton. Ndërkohë, Portman kishte konfirmuar më vonë se i kishte puthur të dy, madje kur ishte pyetur se cili ishte puthësi më i mirë, ishte përgjigjur me humor: Mila, padyshim.

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher u njohën gjatë xhirimeve të serialit That ’70s Show, ku interpretonin një çift, por lidhja e tyre romantike nisi vetëm disa vite më vonë. Ata u martuan në vitin 2015 dhe janë prindër të dy fëmijëve.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI