
Messi e ka treguar shumë herë se nuk e pranon rolin e “yllit”. Ai thotë se është një njeri i thjeshtë, të cilit Zoti i ka dhënë talent të pafund me topin në këmbë.
Shumë kohë para se të bëhej futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, "Leo" ishte një nxënës i klasës së 6-të në moshën 12-vjeçare në shkollën e 66-të Las Heras në Rosario.
Një dokument shumë i veçantë u zbulua së fundmi që tregon notat e Messit kur ishte 12 vjeç. Janë notat e tij të fundit në Argjentinë, përpara se të udhëtonte për në Barcelonë për t'u bashkuar me "Masía".
Lioneli i vogël, siç mund të shihet nga fotoja, nuk ishte edhe aq i mirë në shkollë. Ai kishte mori notën 6 në gjuhë, matematikë, shkenca shoqërore, gjuhë të huaja dhe teknologji.
Ai kishte marrë notën 8 në art dhe muzikë, ndërsa në edukatë qytetare ishte vlerësuar me 7. Nota më e mirë, natyrisht, ishte në gjimnastikë, të cilën e mori 10.

Performanca e tij akademike është e lidhur edhe me kujtimet që mësuesit e tij kanë për të. Andrea Sosa, mësuesi i tij i matematikës, e përshkroi atë si një fëmijë shumë të qetë që nuk merrte pjesë shumë në orën e mësimit, duke u zgjuar vetëm kur vinte koha për të luajtur.
“Ai ishte një djalë shumë i qetë, i cili nuk merrte pjesë shumë në orën e mësimit sepse ishte shumë i turpshëm. Megjithatë, kur dilte në fushën e lojërave për të luajtur futboll, transformohej plotësisht. Atëherë u bë Lioneli që njerëzit e njohin”, - tha ai në një intervistë të botuar në Globo.
Monica Domina, zëvendësdrejtoresha e shkollës, tha se kur ishte i vogël, ai e shihte futbollin si një arratisje nga shkolla. “Ai ishte gjithmonë shumë i qetë, por kishte shumë miq. Të gjithë donin të luanin futboll me të dhe kur mbaronte mësimi, vraponin jashtë për të parë se kush do të arrinte i pari. Sporti ishte gjithmonë një pasion i tij.” ©LAPSI.al