Flash

Dy shqiptarët dalin në gjyq/ Vodhën 6 palë butona këmishe dhe një orë të Princit William

Lapsi.al 25 November 2026

Dy shqiptarët dalin në gjyq/ Vodhën 6 palë butona

Dy shqiptarët që akuzohen se hynë me forcë në shtëpinë e Princit dhe Princeshës së Uellsit, William dhe Kate dolën para gjykatës.

Mirgen Doku, 34 vjeç, dhe Arilen Ndoci, 32 vjeç, akuzohen se kanë hyrë me forcë në Anmer Hall në Sandringham Estate të hënën në mbrëmje duke u ngjitur nga një tub kullues. Ata arritën të vjedhin 6 palë butona manshete dhe një orë.

Një nga palët e manshetave që dyshohet se u vjodhën u përshkruan në gjykatë si "manshetat e Dukës së Edinburgut". Gazeta “The Telegraph” mëson se të dy të pandehurit ndodhen ilegalisht në Britani. 

Dy shqiptarët dalin në gjyq/ Vodhën 6 palë butona
Arilen Ndoci, 32 vjeç

Në gjykatën e Norwich u tha se sensorët e lëvizjes në pronë u aktivizuan në orën 5:49 pasdite. Ata u aktivizuan gjithashtu pranë një dritareje ku u gjetën shenja gërvishtjeje në tubin e kullimit në anën e ndërtesës.

Në gjykatë u tha dy shqiptarët ishin ngjitur nga tubi i kullimit për të hyrë në dhomën e zhveshjes. Prokurorët pretendojnë se dritarja u hap me forcë. Ata u pikasën nga një patrullë që i pa kur kërcyen përmes një gardhi dhe që më pas vrapuan në një zonë të pyllëzuar duke përdorur një vëzhgues termik. Patrulla i ndoqi me automjet, por nuk mundi t’i gjente burrat.

Dy shqiptarët dalin në gjyq/ Vodhën 6 palë butona

Në gjykatë u tha se dy shqiptarët u arrestuan më vonë pa këpucë në këmbë dhe u dërguan në paraburgim. Një i person i tretë i dyshuar si i përfshirë në ngjarje nuk është arrestuar.

Dokut dhe Ndocit iu kërkua të bërtisnin në sallën e gjyqit në mënyrë që përkthyesi shqiptar, i cili u shfaq me video-lidhje në sallën e gjyqit të mërkurën, t'i dëgjonte. Të pandehurit folën për të konfirmuar emrat dhe datat e tyre të lindjes.

Akuzat iu lexuan teksa qëndronin në bankën e të akuzuarve dhe ato u përkthyen nga përkthyesi në lidhje online. Të dy burrave iu tha se ishin akuzuar "si shkelës të pronës, (sepse kishin) hyrë ose kishin cenuar një vend të mbrojtur siç është Anmer Hall".

Dy shqiptarët dalin në gjyq/ Vodhën 6 palë butona

Gjykatësi Matthew Bone i la Dokun dhe Ndocin në paraburgim dhe u tha atyre se do të paraqiteshin përsëri në gjykatën e Norwichit të hënën.

Sipas “The Telegraph”, çifti mbretëror dhe Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis ndodheshin në rezidencën “Forest Lodge” në Windsor, në kohën e ngjarjes.

Vetë Mbreti u pa duke kaluar me makinë pranë Anmer Hall të martën pas vjedhjes. Policia e Norfolkut dërgoi forca të specializuara, duke përfshirë qen policie, dronë dhe helikopterin e Shërbimit Ajror të Policisë Kombëtare, së bashku me oficerët.

Dy shqiptarët dalin në gjyq/ Vodhën 6 palë butona

“Anmer Hall” ishte selia e familjes Coldham derisa u ble nga mbreti Edward VII në vitin 1896. Shtëpia me 10 dhoma gjumi ishte një dhuratë martese nga Elizabeth II. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI