Flash

Edhe Kushtetuesja në "aleancë" me Iranin/ Pezullon gjobën 5 mijë lekëshe për protestuesit

Dy ditë para protestës së 28 nëntorit, Kushtetuesja pezulloi gjobën prej 5 mijë lekësh me të cilën qeveria Rama ndëshkonte edhe bllokimin paqësor të rrugëve, duke hequr një pengesë për rikthimin e qytetarëve në protestë, ndërsa masat e tjera kufizuese mbetën në fuqi.

Lapsi.al 26 November 2026

Edhe Kushtetuesja në "aleancë" me Iranin/ Pezullon

Dy ditë para protestës mbarëkombëtare të 28 nëntorit, Gjykata Kushtetuese pezulloi gjobën prej 5 mijë lekësh që policia përdori gjatë nëntorit ndaj protestuesve që bllokuan rrugët. Vendimi u heq qytetarëve një masë intimiduese, një pengesë për të dalë sërish në rrugë nga frika e një gjobe tjetër. Deri pak ditë më parë, policia kishte vendosur mbi 330 gjoba me vlerë mbi 3.17 milionë lekë të reja.

Gjoba i vendosej çdo personi që merrte pjesë në bllokim dhe ajo mund të përsëritej çdo ditë, pavarësisht sa zgjaste pengimi i qarkullimit. Për një protestë që zhvillohej ditë pas dite në të njëjtin bulevard, masa krijonte mundësinë e një ndëshkimi të përsëritur. Pikërisht aty qëndronte forca e saj frenuese.

Një qytetar që kthehej të nesërmen dhe merrte pjesë sërish në bllokim rrezikonte edhe 5 mijë lekë gjobë.

Çfarë parashikoi paketa e qeverisë

Edi Rama e prezantoi paketën më 25 tetor, pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë. Në fjalën e tij, kryeministri foli për “ekstremistëve të Antifas që glorifikojnë dhunën kudo në Europë” dhe për “duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian”. Më pas ai shpjegoi se protesta kishte shtysa nga vendet jo mike, si Rusia apo Irani që kishin gjetur terren duke përdorur ekstremistët dhe krimin e organizuar. Sipas kësaj retorike, tipike për autokratët që shohin se si u lëkundet pushteti, tani rezulton se edhe Gjykata Kushtetuese, meqënëse ka pezulluar gjobat e qeverisë është në anën e Iranit, Rusisë apo krimit të organizuar.

“Kush thyen, paguan” ishte formula me të cilën Rama prezantoi nismën për dëmet e shkaktuara gjatë tubimeve. Tri ditë më vonë, akti normativ për tubimet i vuri një çmim edhe bllokimit paqësor të rrugës. Për të marrë gjobën prej 5 mijë lekësh, mjaftonte që një protestues të merrte pjesë në bllokim dhe si pasojë të pengohej qarkullimi. Aty u pa si u zgjerua masa që qeveria e justifikoi me dhunën. Ajo i dha policisë mundësinë të ndëshkonte financiarisht edhe qytetarët që s’kishin thyer apo dëmtuar asgjë.

Po më 28 tetor, qeveria miratoi një akt të veçantë për kompensimin e bizneseve për dëmet materiale të shkaktuara gjatë tubimeve nga 13 deri më 22 tetor. Sipas këtyre masave, shteti angazhohej të kompensonte bizneset që plotësonin kriteret e dëmtimit në protesta dhe mund t’ua kërkonte më pas shumën personave përgjegjës për dëmin.

Çfarë ndryshon për protestat

Për protestën e 28 nëntorit, pasoja është e menjëhershme. Për sa kohë zgjat pezullimi, policia s’mund të vendosë gjoba të reja prej 5 mijë lekësh gjatë tubimeve. Për qytetarët që ishin gjobitur një herë ose ishin tërhequr nga frika se mos gjobiteshin, vendimi heq një arsye për të qëndruar në shtëpi.

Megjithatë masat ndëshkuese të protestave janë më të gjera dhe policia ende ruan kompetencat e tjera që i dha paketa. Me miratimin e prefektit, drejtuesi i policisë vendore mund të kufizojë ose të ndalojë tubimet deri në 72 orë rreth institucioneve arsimore, shëndetësore ose shtetërore, kur ka rrezik real, serioz e të afërt për dhunë ose dëmtim të rëndë të pronës. Policia mund të urdhërojë edhe largimin e një personi nga një zonë e mbrojtur deri në 48 orë për sjellje si kanosja, dhuna apo dëmtimi i pronës. Vijojnë të zbatohen edhe rregullat për regjistrimin e paralajmërimeve për shpërndarje dhe të akteve të dhunës, si dhe për kërkesat e policisë për heqjen e thirrjeve për dhunë nga interneti.

Në fuqi mbeten edhe gjobat nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë për pjesëmarrje në një tubim të ndaluar, fshehje të paligjshme të identitetit ose moszbatim të urdhrit të largimit nga një zonë e mbrojtur. Për mosbindje ndaj urdhrit të shpërndarjes, gjoba mund të arrijë në 200 mijë lekë dhe, në rastin e parashikuar nga akti kur personi ka fshehur identitetin, deri në 500 mijë lekë.

Kushtetuesja ka njoftuar se do ta shqyrtojë me përparësi kërkesën për shfuqizimin e aktit në tërësi. Deri atëherë, vendimi ka një efekt të konsiderueshëm. Në prag të protestës kombëtare, policia nuk ka më mundësi të përdorte gjobën e përditshme me të cilën qeveria Rama i kishte vënë një kosto edhe bllokimit paqësor të rrugës./Lapsi.al

Të këshilluara

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI