Flash

“Nëse më bën të dukem bukur çdo ditë, jam dakord”, Khloé Kardashian flet për martesën e pazakontë

Lapsi.al 26 November 2026

“Nëse më bën të dukem bukur çdo ditë, jam

Pas rreth pesë vitesh pa një lidhje romantike, ylli i familjes Kardashian duket se ka një qasje krejt ndryshe ndaj dashurisë dhe martesës.

Deklarata u bë gjatë episodit të 26 nëntorit të reality show-t “The Kardashians”, ku Khloé po merrte pjesë në festën e lançimit të parfumit të saj XO Blue në Malibu.

Gjatë bisedës, influencuesi Colt Paulsen e ngacmoi duke i thënë se kishte nevojë për një burrë, pasi të gjitha motrat e saj ishin në lidhje. Ai i sugjeroi madje edhe mundësinë e një “lavender marriage”, duke i thënë me humor se mund të ishte vetë një kandidat për këtë marrëveshje.

“Po, jam plotësisht dakord me këtë, në çdo moment”, u përgjigj Khloé, 42 vjeçe.

E pyetur më tej nëse do ta konsideronte vërtet një martesë të tillë, ajo shpjegoi me humor se gjithçka do të varej nga përfitimet që do të kishte prej partnerit.

“Ka raste kur po, dhe raste të tjera kur mendoj: të kujdesem edhe për një person tjetër? Nuk e di. Varet se çfarë mund të bëjë për mua ai burrë homoseksual. Për shembull, nëse do të më bënte të dukesha bukur çdo ditë? Jam e bindur. Kaq më duhet”, u shpreh ajo.

“Lavender marriage” është një term që përshkruan një martesë interesi mes një burri dhe një gruaje, ku njëri ose të dy partnerët janë pjesë e komunitetit LGBTQ+.

Khloé Kardashian nuk ka qenë në një lidhje që prej ndarjes nga basketbollisti Tristan Thompson në vitin 2022. Dyshja kanë së bashku dy fëmijë, vajzën True, 8 vjeçe, dhe djalin Tatum, 4 vjeç.

Ajo ka folur vazhdimisht për vendimin e saj për të qëndruar beqare, duke theksuar se në këtë periudhë dëshiron t'u kushtojë sa më shumë kohë dhe vëmendje fëmijëve të saj.

Gjatë një bisede në podcast-in e saj “Khloé in Wonder Land”, me të ftuar aktoren Goldie Hawn, ajo pranoi se ka zgjedhur me vetëdije të mos krijojë një lidhje të re.

“E dua faktin që mund të jem kaq e pranishme në jetën e fëmijëve të mi”, u shpreh ajo.

 

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI