Flash

Tabaku nga Kuvendi: Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991

Lapsi.al 26 November 2026

Tabaku nga Kuvendi: Kompetencat që i jepni Policisë e

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se po sillet si një regjim autoritar, duke iu referuar protestave të qytetarëve, akteve normative dhe masave ndaj mediave që transmetojnë tubimet. Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku deklaroi se protestat janë një shprehje e pakënaqësisë së qytetarëve dhe se kanë zgjuar veçanërisht rininë shqiptare. Sipas saj, qytetarët po kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet më fort, ndërsa qeveria po përgjigjet me kufizime dhe me zgjerim të kompetencave të Policisë.

“Shqiptarët po protestojnë që zëri i tyre të jetë më i fortë. Kanë grisur fasadën e asaj qeverisjeje që gjendet në raporte, por nuk gjendet në jetën e tyre.  Protesta ka zgjuar atë që duhet të zgjonte, rininë shqiptare. Me aktet normative silleni sikur jemi një shtet policor. Por nëse jemi shtet policor, na e thoni. Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991. Me këto sjellje, Shqipëria është në autokraci. Regjimi i ndan pushtetit të Enver Hoxhës. Sot të rinjtë po kërkojnë Europën. Qershia mbi tortë ishte edhe AMA, që gjobit televizionet që transmetojnë qytetarët që shprehin mendimet e tyre. Jeni në grahmat e fundit të një qeverisjeje 14-vjeçare që ka lodhur qytetarët, të cilët tashmë gjenden në rrugë”, u shpreh deputetja demokrate.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI