
Lirimi i Gentian Shalës, kreut të (AKEP) nga detyra, është përfshirë në rendin e ditës në seancën e sotme plenare në Kuvend. Nisma është paraqitur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke shkaktuar kundërshtime nga opozita. Kujtojmë se Shala u largua disa ditë më parë nga drejtimi i AKEP-it, dhe institucioni po drejtohet përkohësisht nga anëtari më i vjetër i Këshillit Drejtues.
Nga ana tjetër kreu i PD-së, Sali Berisha, kërkoi që opozitës t’i jepej mundësia të shprehte qëndrimin e saj përpara se të vijojnë procedurat, ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, tha se në momentin kur u paraqit propozimi nuk kishte pasur kërkesë nga opozita për të marrë fjalën.