Flash

Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe vërshime uji, probleme me energjinë elektrike

Lapsi.al 26 November 2026

Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe

Reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe mesatar kanë përfshirë të gjithë Qarkun e Kukësit, duke shkaktuar rënie gurësh, inertesh dhe vërshime uji në disa akse rrugore nacionale dhe bashkiake. Grupet e mirëmbajtjes janë angazhuar për pastrimin e rrugëve, ndërsa aktualisht të gjitha akset nacionale raportohen të kalueshme.

Problematika është konstatuar edhe në furnizimin me energji elektrike, pasi fshati Zarisht, në Njësinë Administrative Qendër Krumë, në bashkinë Has, vijon të jetë pa energji. Në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohen problematika të tjera madhore, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës për të ndërhyrë në rast nevoje.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI