
Kushtet e përkeqësuara atmosferike në Gjirin e Vlorës kanë sjellë kufizime në lundrimin detar. Për shkak të erës së fortë nga drejtimi jug-juglindje, me intensitet 6-7 ballë dhe dallgëve që pritet të arrijnë deri në 2.5 metra, është pezulluar dhënia e lejeve të nisjes për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë në det të hapur.
Kufizimi do të jetë në fuqi deri në orën 20:00 të datës 26 nëntor. Gjithashtu, për shkak të motit të keq dhe kushteve të vështira detare, është anuluar lundrimi i trageteve të pasagjerëve dhe automjeteve në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë.