
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur gjatë natës fshatin Lalm i Ri në Lezhë. Një sasi tritoli është hedhur në oborrin e një banese, pak pas mesnatës, duke shkaktuar panik në zonë. Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur gjatë natës fshatin Lalm i Ri në Lezhë. Një sasi tritoli është hedhur në oborrin e një banese, pak pas mesnatës, duke shkaktuar panik në zonë.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë mbledhur prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa mbetet për t'u zbuluar edhe motivi i vendosjes së lëndës plasëse në oborrin e banesës.