Flash

Transporti publik pezullohet për 3 orë në të gjithë vendin, shoqatat kundër rritjes së TVSH-së dhe shtrenjtimit të biletave

Lapsi.al 26 November 2026

Transporti publik pezullohet për 3 orë në të gjithë

Ditën e sotme, transporti publik në të gjithë Shqipërinë u pezullua për tre orë, duke lënë qytetarët pa shërbimin e autobusëve dhe furgonëve. Ndërprerja nisi në orën 05:00, në kohën kur nisen linjat e para të mëngjesit, dhe zgjati deri në orën 08:00.

Vendimi për pezullimin e shërbimit ishte bërë i ditur një ditë më parë nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban. Sipas tyre, ky veprim u ndërmor në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimeve të propozuara në Paketën Fiskale 2027.

Ndërkohë, ndërprerja treorëshe e shërbimit u paralajmërua në prag të seancës plenare të Kuvendit, e cila pritet të zhvillohet sot në orën 10:00. Në këtë seancë është parashikuar votimi i Paketës Fiskale dhe Projektbuxhetit të Shtetit për vitin 2027.

Në një deklaratë të përbashkët, shoqatat shprehen se rritja e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21% do të shtojë kostot e operatorëve dhe do të përkthehet në rritje të çmimit të biletës për qytetarët.

Shoqatat bëjnë me dije se përmes këtij reagimi synojnë të shmangin rritjen e çmimit të biletës, si dhe kalimin e kostove shtesë fiskale te qytetarët.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI