Flash

Kuvendi voton sot rritjen e TVSH-së në 21%, transporti publik kundër/ Autobusët bllokojnë transportin deri në orën 08:00

Lapsi.al 26 November 2026

Kuvendi voton sot rritjen e TVSH-së në 21%, transporti publik

Qytetarët që udhëtojnë me transportin publik janë përballur këtë mëngjes me vështirësi në lëvizje, pasi shoqatat e transportit kanë vendosur të shtyjnë me dy orë e gjysmë nisjen e shërbimit në të gjithë vendin. Ndryshe nga ditët e zakonshme, kur autobusët dalin në qarkullim në orën 05:30, këtë të enjte shërbimi do të fillojë në orën 08:00.

Masa e ndërmarrë nga shoqatat e transportit përkon me zhvillimin e seancës plenare të Kuvendit, ku pritet të votohen projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa e re fiskale, e cila parashikon ndryshime në tatimin mbi të ardhurat, TVSH-në, taksat kombëtare dhe akcizat. Ndryshimi i përkohshëm i orarit pritet të prekë veçanërisht punonjësit, nxënësit dhe studentët që përdorin autobusët në orët e para të mëngjesit. Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse shoqatat e transportit do të ndërmarrin masa të tjera pas votimit të paketës fiskale në Kuvend.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI